Vrasja e Egli Progës, Apeli lë në burg Denis Meçen - Gazeta Express
string(49) "vrasja-e-egli-proges-apeli-le-ne-burg-denis-mecen"

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2024 18:56

Vrasja e Egli Progës, Apeli lë në burg Denis Meçen

Shqiperi

Gazeta Express

17/09/2024 18:56

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë fuqi masën arrest në burg për Denis Meçen, duke rrëzuar kërkesën e avokatit.

Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm avokati Eduart Muci, i cili ka qenë i pranishëm në masën e dhënies së sigurisë në gjykatën e rrethit të Korçës por nje avokat i caktuar nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Lexo Edhe:

Policia e Korçës e ka akuzuar Denis Meçen për veprën penale të vrasjes së Egli Progës, ndërkohë që prokurorja e ka çuar për dhënien e masës së sigurisë në gjykatën e Korçës për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Kanë qenë familjarët ata që i kanë kërkuar organit të akuzës largimin nga shqyrtimi i kësaj çështje të prokurores Vasjana Postol dhe kalimin e dosjes tek një prokuror tjetër, kërkesë e cila është pranuar nga prokuroria e Korçës.

Ndërkohë që e njëjta gjykatë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Arian Manellarin, Leonidha Guce dhe Voltan Shkullakun, të cilët do të vijojnë të jenë me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje deri në përfundim të hetimit për çështjen e vrasjes së Egli Progës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit. Fillimisht ajo u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte vrasje.