Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë Fier për Altin Kukajn autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Rroskovecit.
E njëjta masë sigurie është caktuar dhe për tre bashkëpunëtorët, për 2 djemtë e tij (Ervis dhe Emauris Kuka) dhe për 67-vjeçarin Tomor Zyko.
Autori dhe 2 djemtë e tij, të tre banues në Fier, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta 3 ditë më parë në fshatin Kurjan.