Vrasja e çiftit në Prizren, djali i tyre në arrati qe 20 ditë - Gazeta Express
string(60) "vrasja-e-ciftit-ne-prizren-djali-i-tyre-ne-arrati-qe-20-dite"

Vrasja e çiftit në Prizren, djali i tyre në arrati qe 20 ditë

Gazeta Express

10/02/2020 15:43

Prokuroria në Prizren ende nuk ka mundur ta zbardhë rastin e vrasjes së Durim dhe Suada Hadrit, që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren, me datë 22 janar të këtij viti. Nga kjo prokurori kanë deklaruar për Gazetën Express se ende janë në fazën e hetimeve dhe të grumbullimit të informacioneve.

Ende nuk dihet asnjë detaj shtesë për vrasjen e Durim dhe Suada Hadrit, çiftit që u gjetën të vdekur javë më parë në shtëpinë e tyre në Prizren, dy ditë pasi që kishin ardhur nga Suedia për pushime.

Lexo Edhe:

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, rasti në fjalë është ende në fazën e hetimeve, e se janë duke grumbulluar informacionet e nevojshme.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur me datë 22.01.2020 në lagjen “Ortakoll” në Prizren, Prokuroria është akoma në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve të nevojshme, për zbardhjen e plotë të rastit”, ka deklaruar për Gazetën Express, Fitore Mehmeti zëdhënëse për informim në Prokurorinë e Prizrenit.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse kanë rënë në gjurmë të djalit të çiftit, A.H, 35-vjeç, i cili po kërkohej në mënyrë që të zbardheshin detaje të rastit.

Organet e rendit kishin deklaruar se dyshohet se A.H, mund të ketë kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut për të shkuar pastaj në Greqi. Deri më tani nuk kanë informacione të reja për vendodhjen e tij.

 “Në bazë të informatave të siguruara nga ana e policisë, dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj ka vajtur në Greqi. Prokuroria është në kërkim të personit në fjalë dhe në momentin që organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të veprojë konform dispozitave ligjore deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike dhe sqarimit të të gjitha rrethanave të cilat janë relevante mbi zbardhjen e këtij rasti”, kishin deklaruar nga prokuroria për Express.

Durim dhe Suada Hadri jetonin në Suedi që disa vite, ndërsa në Kosovë kishin ardhur për pushime.

Ata u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit. Sipas policisë, afër trupave të tyre ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja./GazetaExpress/

Suedia përfshihet në hetime për vrasjen e çiftit në Prizren, djali i tyre ende në kërkim

Ky është çifti nga Suedia që u vra sot në Prizren