Vrasja e Charlie Kirk, Italia forcon masat e sigurisë - Mbrojtje e veçantë për Melonin, Tajanin dhe Salvinin - Gazeta Express
string(104) "vrasja-e-charlie-kirk-italia-forcon-masat-e-sigurise-mbrojtje-e-vecante-per-melonin-tajanin-dhe-salvinin"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 7:58

Vrasja e Charlie Kirk, Italia forcon masat e sigurisë – Mbrojtje e veçantë për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 7:58

Pas vrasjes së Charlie Kirk gjatë një tubimi publik në SHBA, autoritetet italiane kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit më të lartë të shtetit. Megjithëse në Itali nuk janë raportuar kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj zyrtarëve, ngjarja në SHBA ka ngritur shqetësime për sigurinë e figurave politike në nivel ndërkombëtar.

Ministria e Brendshme italiane lëshoi një qarkore zyrtare të premten, duke urdhëruar një “rishikim dhe forcim të mundshëm të masave të profilit të rrezikut” për të parandaluar çdo incident të ngjashëm.

Masa të shtuara mbrojtjeje do të merren për kryeministren Giorgia Meloni, si dhe për dy zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini.

Burime nga autoritetet italiane thonë se situata po monitorohet nga afër, ndërsa shërbimet e sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë për të garantuar mbrojtjen e funksionarëve të shtetit.