Vrasja e biznesmenit në Lushnje, policia: Tre të plagosur nga atentati, mes tyre dhe një vajzë - Gazeta Express
string(91) "vrasja-e-biznesmenit-ne-lushnje-policia-tre-te-plagosur-nga-atentati-mes-tyre-dhe-nje-vajze"

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2021 23:08

Vrasja e biznesmenit në Lushnje, policia: Tre të plagosur nga atentati, mes tyre dhe një vajzë

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2021 23:08

Policia ka dhënë informacion në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku mbeti i vrarë pronari i “Bar Pedonales” Bledar Muça. Sipas bluve nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe.

“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.