Policia e Tiranës ka gjetur motorin e djegur të autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit 56-vjeçar Bujar Nasufi mbrëmë në Tiranë. Motori është gjetur i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Sharrës.
Nasufi u qëllua për vdekje me 2 plumba në zonën e “Pallatit me Shigjeta” brenda në automjetin e tij, teksa ndodhej pak metra larg banesës.
Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.