Vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balajt, Haxhiu i shkruan Rumanisë - Gazeta Express
string(65) "vrasja-e-arben-xheladinit-e-mon-balajat-haxhiu-i-shkruan-rumanise"

Vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balajt, Haxhiu i shkruan Rumanisë

Gazeta Express

27/02/2020 15:12

Ministria e Drejtësisë e Kosovës sot i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për të marrë detaje lidhur me procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se është e interesuar që nga institucionet e drejtësisë rumune të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009.

Lexo Edhe:

“Sot, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun po bën në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshinë policë rumun në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express