Vrasja e Agonis Tetajt, KPK'ja reagon pas deklaratave të Fejzullah Hasanit - Gazeta Express

Vrasja e Agonis Tetajt, KPK’ja reagon pas deklaratave të Fejzullah Hasanit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 18:17

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguas lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasanit për veprimet e ndërmarra në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Nga KPK’ja i kanë konsideruar të papranueshme deklarimet e Hasanit, duke thënë se përbejnë edhe ndërhyrje në pavarësinë institucionale dhe kushtetuese të institucionit të Prokurorit të Shtetit

“Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Kryeprokurorit të Shtetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore, si dhe qëndron fuqishëm në përkrahje të punës së tij në zbatim të ligjshmërisë”, thuhet në komunikatë./Express