Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Policia arreston dhe bashkëpunëtorin e autorit, e ndihmoi të largohej - Gazeta Express
string(99) "vrasja-e-51-vjecarit-ne-durres-policia-arreston-dhe-bashkepunetorin-e-autorit-e-ndihmoi-te-largohej"

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 14:23

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Policia arreston dhe bashkëpunëtorin e autorit, e ndihmoi të largohej

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2025 14:23

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit. Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e autorit që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

“Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.