Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Bleron Dibranit, të dyshuar për vrasjen e Ardit Zymerit më 23 mars 2025 në Vushtrri.
“I pandehuri akuzohet se me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e ka privuar nga jeta viktimën A.Z., duke e gjuajtur dhe goditur viktimën tri (3) herë në trup. Viktima A.Z., si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit pëson dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratorë, i njëjti ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë, po ashtu nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike vihet në rrezik edhe jeta e personave tjerë. Gjatë arrestimit, të pandehurit B.D., i është gjendur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer vepra penale, dhe e cila ka qenë në posedim në kundërshtim me Ligjin Nr.05/L -022 për Armë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin t`a shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit.”