Vrasja e 19-vjeçarit në Gjilan, prokuroria jep detaje - Gazeta Express
string(52) "vrasja-e-19-vjecarit-ne-gjilan-prokuroria-jep-detaje"

Gazeta Express

23/10/2020 12:29

Vrasja e 19-vjeçarit në Gjilan, prokuroria jep detaje

Gazeta Express

23/10/2020 12:29

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje përmes një komunikate për media për 19-vjecarin nga kjo komunë që ka vdekur pasi u ther me thikë, raporton Gazeta Express.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Në komunikatë, bëhet e ditur se i ndjeri është transferuar edhe në QKUK derisa aty ka ndërruar jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e rëndë’’”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me këtë çështje prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale./GazetaExpress/