Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë, policia e shtetit: Viktima e ka shtrirë në tokë autorin dhe ai e ka goditur - Gazeta Express
string(105) "vrasja-e-14-vjecarit-ne-tirane-policia-e-shtetit-viktima-e-ka-shtrire-ne-toke-autorin-dhe-ai-e-ka-goditur"

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2024 12:45

Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë, policia e shtetit: Viktima e ka shtrirë në tokë autorin dhe ai e ka goditur

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2024 12:45

Përmes një njoftimi zyrtar policia e shtetit ka sqaruar rrethanat e sherrit që përfundoi në vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollën Fan Noli në Tiranë.

Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas vrasjes tragjke të Martin Canit më 18 nëntor para shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bëshkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.“Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dizinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes”, thotë policia në reagimin e saj.“Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit. Nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit”, vijon më tej deklarata e policisë.