string(118) "vrasja-e-14-vjecarit-ne-nentor-ne-tirane-i-dyshuari-kryesor-mohon-se-ka-qelluar-drejt-viktimes-deshmojne-pese-te-mitur"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 14:35

Vrasja e 14-vjeçarit në nëntor në Tiranë, i dyshuari kryesor mohon se ka qëlluar drejt viktimës – dëshmojnë pesë të mitur

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 14:35

Në vijim të procesit gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, seanca e radhës është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku kanë dëshmuar pesë të mitur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndër ta, dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime.

Në përputhje me parashikimet ligjore, dëshmitë e të miturve janë marrë pa praninë e të pandehurit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen. Ky i fundit, përmes avokatit të tij, ka mohuar deri më tani se ka qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se kishte shënjestruar vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe shtatë persona të tjerë, nga të cilët katër janë të mitur dhe do të paraqiten sërish si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

aaaaa