string(60) "vrasja-e-14-vjecares-qe-tronditi-shkupin-sot-vazhdon-gjykimi"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 10:32

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 10:32

Gjykimi për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit po vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në seancën e fundit, u përmbyll faza e marrjes së dëshmive dhe u kalua në shqyrtimin e provave shtesë.

Prokuroria paraqiti materiale të reja, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së Velibor Manev, të cilat sipas saj, tregojnë se të akuzuarit kanë planifikuar paraprakisht krimin, duke mos pasur për qëllim vetëm rrëmbimin e Vanjës, raporton Alsat M.

Në njërën nga pamjet e prezantuara në gjykatë, shihet qartë momenti kur Manev vendos një lopatë në automjetin “Renault”, duke sugjeruar përgatitje për ngjarjen tragjike. Vanja, një e mitur nga Shkupi, dhe Pançe nga Velesi, ishin raportuar si të zhdukur përkatësisht më 27 dhe 24 nëntor. Trupat e tyre u gjetën të pajetë më 3 dhjetor 2023 në afërsi të Shkupit dhe Velesit.