Vrasja dhe vetëvrasja në Vushtrri, Prokuroria: Po intervistojmë dëshmitarë, po i hetojmë të gjitha rrethanat - Gazeta Express
string(105) "vrasja-dhe-vetevrasja-ne-vushtrri-prokuroria-po-intervistojme-deshmitare-po-i-hetojme-te-gjitha-rrethanat"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 17:07

Vrasja dhe vetëvrasja në Vushtrri, Prokuroria: Po intervistojmë dëshmitarë, po i hetojmë të gjitha rrethanat

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 17:07

Prokuroria ka konfirmuar se “dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje” në Stanoc të Vushtrrisë, siç i tha Gazetës Express më herët, zëdhënësi Valon Preteni.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Prokuroria tha në një njoftim për media se “në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim”.

“Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement