Vrapim fantastik: McLaughlin e fiton medaljen e artë olimpike dhe e thyen rekordin botëror në 400m me pengesa - Gazeta Express
string(108) "vrapim-fantastik-mclaughlin-e-fiton-medaljen-e-arte-olimpike-dhe-e-thyen-rekordin-boteror-ne-400m-me-pengesa"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 8:49

Vrapim fantastik: McLaughlin e fiton medaljen e artë olimpike dhe e thyen rekordin botëror në 400m me pengesa

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 8:49

Atletja e SHBA-së Sydney McLaughlin e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra me pengesa, duke e thyer njëkohësisht rekordin e vet botëror me një vrapim mbresëlënës në Tokio 2020.

McLaughlin, 21 vjeçe, ishte e pakapshme për kundërshtaret dhe e arriti cakun për 51.45 sekonda, gati gjysmë sekonde më shpejt se rekordi i vet i deritanishëm botëror, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rivalja dhe bashkëkombësja e saj Dalilah Muhammad e fitoi medaljen e argjendtë.

31-vjeçarja, që po përpiqej ta mbronte titullin e kampiones olimpike në këtë garë, doli e dyta me kohën 51.58 sekonda.

Holandezja Femke Bol e fitoi medaljen e bronztë, pasi përfundoi e treta.

“Ende nuk mund të arrij ta kuptoj që e theva rekordin botëror. Jam e sigurt që më vonë do ta kuptoj dhe do të festoj”, tha McLaughlin.

“Jam tejet e lumtur. Çfarë gare e madhe”, shtoi ai. /Gazeta Express/