Vranësira dhe shi, këto janë temperaturat për sot - Gazeta Express
string(55) "vranesira-dhe-shi-keto-jane-temperaturat-per-te-dielenn"

Vranësira dhe shi, këto janë temperaturat për sot

Gazeta Express

26/01/2020 7:12

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Lexo Edhe:

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.