Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti në fundjavë - Gazeta Express
string(60) "vranesira-dhe-reshje-shiu-si-pritet-te-jete-moti-ne-fundjave"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 20:56

Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti në fundjavë

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 20:56

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.