Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me reshje të borës, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore prej një deri në nëntë gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në katër, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në gjashtë gradë.
Stabilizim kalimtar do të ketë të enjten, ndërsa të premten kah fundi i ditës dhe të shtunën pritet valë e re e shiut me reshje të shiut, ndërsa në malet nga bora.