Vranë babain dhe plagosën të birin në Durrës, jepet masa për 4 të arrestuarit, burg për autorin dhe bashkëpunëtorin - Gazeta Express
string(113) "vrane-babain-dhe-plagosen-te-birin-ne-durres-jepet-masa-per-4-te-arrestuarit-burg-per-autorin-dhe-bashkepunetorin"

Vranë babain dhe plagosën të birin në Durrës, jepet masa për 4 të arrestuarit, burg për autorin dhe bashkëpunëtorin

Gazeta Express

22/09/2020 13:07

Gjykata e Durresit ka dhënë arrest me burg për 20-vjeçarin Klodian Daçi i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit, 39-vjeç dhe plagosjen e djalit të tij Erald Gjini, 19 vjeç, si dhe për bashkëpunëtorin e tij Serxho Tatasi që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje.

Detyrim paraqitje është dhënë për Argit Kastriotin e Endri Çimon Bregun të cilët akuzohen për fshehje krimi.

Lexo Edhe:

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të ndodhur mes familjes Tatasi dhe Baboçi, ku si pasojë humbi jetën i 39 vjeçari, ndërsa i plagosur është i biri Erald Gjini 19 vjeç.