Gjykata e Kasacionit në Itali ka rrëzuar apelin e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burg për shqiptaren Elona Kalesha. 42-vjeçarja u shpall fajtore për vrasje të dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.
Vendimi përfundimtar i Kasacionit u dha mbrëmjen e së mërkurës. Prokurori kishte kërkuar gjithashtu që dënimet e dhëna në shkallën e parë dhe të dytë të liheshin në fuqi.
Viktimat, Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në nëntor 2015. 5 vjet më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre të copëtuara u gjetën në katër valixhe të hedhura në një fushë midis autostradës Firence – Piza – Livorno dhe burgut Sollicciano në Firence.

42-vjeçarja tregoi se i kishte vrarë vjehrrit që të mos i tregonin djalit të tyre, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.
Në shkurt 2025, gjyqtarët e apelit në Itali, duke mbështetur dënimin me 30 vjet burg të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, hodhën poshtë kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, si dhe kërkesën për lirim nga akuzat të bërë nga avokatët mbrojtës të gruas.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...