Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj e ka gjobitur edhe një qytetar për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Brahim Ademi”.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi B.B. (32 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 84 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.
Komunikata:
Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ferizaj, 12 korrik 2025
Më datë 11.07.2025, rreth orës 15:37, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit Daimler Benz me targa vendore.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi B.B. (32 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 84 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa:
– Gjobë në vlerë prej 200 €
– 2 pikë negative
– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:
📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.