Voziti 100 km/h më shpejt se limiti, 21-vjeçari befason policët me arsyetimin - Gazeta Express
string(76) "voziti-100-km-h-me-shpejt-se-limiti-21-vjecari-befason-policet-me-arsyetimin"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 8:44

Voziti 100 km/h më shpejt se limiti, 21-vjeçari befason policët me arsyetimin

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 8:44

Një shofer 21-vjeçar nga Stenwijkerland në Holandë u regjistrua duke vozitur 179 km/h në rrugën N333. Shpejtësia maksimale në atë pjesë është 80 km/h. Atij iu hoq patenta e shoferit, shkruan “HartvanNederland”.

Ai ishte duke vozitur pranë Stanwijkun kur ishte me shpejtësinë e deklaruar. Sipas policisë, shoferi e dinte që përballë do të kishte kamera policia, por gjithsesi ka nxituar.

Lexo Edhe:

Shkak për tejkalimin e shpejtësisë, të cilën ai e ka deklaruar në polici, ka qenë nevoja për të shkuar në tualet.

Sipas zëdhënësit të policisë Hank Kremer, shuma e gjobës së tij ende nuk është përcaktuar për shkak se gjithçka mbi këtë përcaktohet nga prokurori i shtetit.

Do të jetë interesante të shihet nëse prokurori do të marrë parasysh nevojën e shoferit për të shkuar në tualet apo ndoshta do ta ndëshkojë edhe më shumë për këtë arsyetim.