Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmë rreth orës 01:30, në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, policia e trafikut ka arrestuar personin J.S. (47) nga ky qytet.
Më herët, ai kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me veturën e tij “Ford” me targa të Tetovës, në përplasje me një “Audi” me targa kroate, ku është shkaktuar vetëm dëm material.“Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, oficerët e policisë kanë konstatuar se J.S. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 3.94 promilë alkool në gjak,” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.Personi është ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
tag_katrorimaqedoni_2