Voziste 178 km/h, arrestohet shoferi i veturës me targa Shkupi - Gazeta Express
string(61) "voziste-178-km-h-arrestohet-shoferi-i-vetures-me-targa-shkupi"

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 12:08

Voziste 178 km/h, arrestohet shoferi i veturës me targa Shkupi

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 12:08

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në ora 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, një drejtues automjeti është kapur duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Sipas MPB-së, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacion, duke përdorur një automjet special, kanë matur shpejtësi prej 178 km/h te një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit. Në këtë segment rrugor jashtë zonës së banuar, shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.

“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parashikuara me ligj”, shtojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se kontrollet në komunikacion me automjete speciale do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe sanksionimin e shkelësve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement