Voziste 158 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, privohet nga liria shoferi nga Shkupi - Gazeta Express
string(99) "voziste-158-km-h-ne-vend-ku-shpejtesia-e-lejuar-eshte-80-km-h-privohet-nga-liria-shoferi-nga-shkupi"

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 15:15

Voziste 158 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, privohet nga liria shoferi nga Shkupi

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 15:15

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar kanë privuar nga liria 52 vjeçarin nga Shkupi. Siç bëjnë të ditur nga MPB, 52 vjeçari ka vozitur me shpejtësi prej 158 km/h ku shpejtësia maksimale e lejuar është në 80 km/h.

“Më 01.09.2025 në orën 08:30 në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, tek nyja e Kamjanit, rrethi i Tetovës, nëpunësit policor të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria F.A. (52) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ka drejtuar automjetin e pasagjerëve ,,Folksvagen Golf’’ me targa të Shkupit me shpejtësi prej 158 kilometrash në orë jashtë vendbanimit ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.

Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”, thonë nga MPB.