Kryedemokrati Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali dhe nusja ka votuar para pak çastesh në shkollën “Kosova” në Tiranë
Pas votimit ai ju është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë.
Berisha: Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend. Të votojnë! Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere! Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!
Pyetje: Do e njihni verdiktin e qytetarëve?
Berisha: Unë takova njerëz të sigurtë në votën e tyre. Do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni.