Kandidati i LDK’së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka ftuar qytetarë që të dalin e të votojnë.
“Zgjedhja është e tyre”, deklaroi ai.
Muhaxheri tha se aktualisht procesi po shkon mbarë dhe ashtu siç pritej.
Gazmend Muhaxheri i LDK-së garon përballë Taulant Kelmendit të VV-së.