string(70) "voton-meta-dhe-kryemadhi-dite-e-madhe-per-shqiperine-merr-fund-monizmi"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 11:10

Voton Meta dhe Kryemadhi: Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 11:10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, hodhën sot votën në kutitë e votimit.

Ishte një kënaqësi që edhe ajo ta kishte sot këtë mundësi. Kam një lutje për të gjithë qytetarët, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. Njëkohësisht, gjëja më e rëndësishme, e drejta më e rëndësishme që ka një qytetar në demokraci është vota. Një qytetar që nuk e ushtron këtë ditë nuk ka të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë llogari. Vetëm përmes pjesëmarrjes, kësaj mundësi të shkëlqyer që garanton kushtetua ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit. Ditë  e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut”, tha Meta.

/Gazeta Express