Drejtuesi i Përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qendrën e votimit në shkollën “At Zef Pllumbi” në Tiranë
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Dumani nuk pranoi të fliste para mediave, por tha vetëm se “do kemi komunikim pas zgjedhjeve”.
Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.