Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin - Gazeta Express
string(116) "voton-kandidati-i-mbeshtetur-nga-pd-per-vloren-sota-mos-e-lini-voten-te-fleje-zgjidhni-djalin-me-te-mire-per-qytetin"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 15:06

Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 15:06

Kandidati i pavarur në bashkinë e Vlorës, Dions Sota, i cili mbështet nga opozita ka votuar rreth orës 10:00.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sota inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë këtë ditë për të zgjedhur përfaqësuesin më të denjë.

Dionis Sota: Sot është një ditë feste për qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre më të mirë për qytetin e Vlorës, sot është detyrim i të gjithëve që të mos e lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë apo të kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetin e tyre.