Voton Çeku: Uroj që gjithçka të shkojë si është më së miri dhe ta përmbyllim këtë proces zgjedhor - Gazeta Express
string(96) "voton-ceku-uroj-qe-gjithcka-te-shkoje-si-eshte-me-se-miri-dhe-ta-permbyllim-kete-proces-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 9:23

Voton Çeku: Uroj që gjithçka të shkojë si është më së miri dhe ta përmbyllim këtë proces zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 9:23

Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka votuar pak më parë.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë.

“Uroj që deri në fund të ditës të shkojë në rregull gjithcka, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetin tonë. Uroj që nga nesër e tutje të jenë 4 vite të mbara, të mira për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, tha Çeku.

“Uroj që gjithçka të shkojë si është më së miri sot dhe ta përmbyllim këtë proces zgjedhor”, shtoi ai. /Express/