Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka votuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Beci ka dhënë dhe një pronocim për mediat pas vortimit, ku nuk ka preferuar të flasë gjatë sepse ka thënë që ditën e sotme do të flasin qytetarët dhe ka shtuar se është një ditë e rëndësishme për Shkodrën.
Benet Beci: Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate. Sot do të flasin qytetarët. Do ta doja të vazhdojmë bukurinë e fushatës dhe sot dhe sa më shumë të shkojnë drejt kutisë së votimit. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën. Dua të falenderoj dhe gazetarët që kanë përcjellë fushatën në një mënyrë shumë profesionale, suksese të gjithëve.