Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj së bashku me bashkëshorten e tij votuan paraditen e sotme në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve se sot kanë mundësi të votojnë për të ardhmen, që zëri i tyre të degjohet.
“Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për ë dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen” – u shpreh Agron Shehaj.
Kujtojmë se më herët votuan kreu i PD-së Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama dhe bashkëshortja.