Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pak më parë ka votuar.
Ai para gazetarëve ka thënë se sot është festë.
“Festë është sot, festë do të jetë data e 9 nëntorit edhe sonte në mbrëmje kur përfundon procesi i votimit”, tha ai.
“Tani besoj që menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin kah zgjedhjet nacionale, pritjet tanimë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike”, tha ai. /Express/