string(43) "votohet-qeveria-e-re-e-maqedonise-se-veriut"

Gazeta Express

30/08/2020 23:42

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Gazeta Express

30/08/2020 23:42

Pak para përfundimit të afatit të vendosur për debat parlamentar për përbërjen e qeverisë së re, është votuar Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev, shkruan Gazeta Express.

Qeveria është votuar me 62 vota pro dhe 51 kundër. Në përbërjen e re qeveritare do të jenë: LSDM dhe koalicioni “Mundemi”, BDI dhe PDSH.

Në qeverinë e re do të jenë dy zëvendëskryeministra shqiptarë, kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, dhe 7 ministra tjerë shqiptarë, 6 nga BDI dhe 1 nga Lëvizja BESA.