Votimi për nënkryetarin serb, Krasniqi: Është jo kushtetues, VV po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Bashën e Haxhiun - Gazeta Express
string(120) "votimi-per-nenkryetarin-serb-krasniqi-eshte-jo-kushtetues-vv-po-angazhohet-per-rashiqin-me-shume-se-per-bashen-e-haxhiun"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:41

Votimi për nënkryetarin serb, Krasniqi: Është jo kushtetues, VV po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Bashën e Haxhiun

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 12:41

Memli Krasniqi deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas seancës në Kuvend, duke thënë mes tjerash se po vërehet se ka tentim që të mos shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Ai është shprehur i befasuar se si Vetëvendosja me shumë vullnet e entuziazëm janë duke u angazhuar që të bëhet nënkryetar një përfaqësues nga komuniteti serb.

Krasniqi ka deklaruar edhe se këtë angazhim e interesim nuk e ka parë të VV-ja në rastin e Dimal Bashës e Albulena Haxhiut.

‘‘Normalisht ju po e vëreni që këtu ka një tentim që mos të shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit. Ajo që po më befason është që sesi krejt VV me kaq entuziazëm, e me kaq vullnet po angazhohen me bë nënkryetar një përfaqësues të komunitetit serb, që shumë më pak janë interesuar e angazhuar për Dimal Bashën e Albulena Haxhiun’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyen se pse ai dhe partia që ai udhëheq, PDK, po abstenojnë në votimin për nënkryetar të parlamentit nga komuniteti jo shumicë serb.

Ai ka thënë se arsyeja për këtë është se mënyra e votimi është jo kushtetuese.

‘‘Ne po abstenojmë nga votimi, sepse secili po e din që mënyra e votimit është jo kushtetuese. Ajo çfarë e ka karakterizuar sjelljen e tyre është veprimi jo kushtetues’’, ka shtuar ai.   /GazetaExpress