Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Vetëm me mjet identifikimi shqiptar - Gazeta Express
string(62) "votimi-nga-jashte-gjiknuri-vetem-me-mjet-identifikimi-shqiptar"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2025 17:41

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Vetëm me mjet identifikimi shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2025 17:41

 Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë për “Report Tv” bëri të ditur se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën. Kërkesa u bë pak ditë më parë nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Gjiknuri theksoi se me opozitën është rënë dakord vetëm për tre elemente në Kodin Zgjedhor.

“Nuk është logjike që Kodi Zgjedhor të flasë për vlefshmërinë e kartave të identitetit, pasi mund të shtyhet me të njëjtin akt që është miratuar, nuk mund të përzihen ligje që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ne e kemi vullnetin dhe do të bëhet fakt. Qeveria do të shtyjë përmes një Akti Normativ vlefshmërinë e të gjitha kartave apo pasaportave shqiptare që kanë skaduar për të gjithë ata zgjedhës jashtë vendit që janë regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë. Nuk do të vlejë për zgjedhësit këtu në Shqipëri, sepse këta e kanë pasur të gjithë mundësinë. Është shtyrë disa herë dhe e kanë bërë dhe pak mund të kenë ngelur pa i marrë. Sa herë ka shtyrje të tilla, ke edhe kritika nga institucionet partnere dhe Bashkimi Evropian”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri hodhi poshtë propozimin e PD për votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë. Sipas Gjiknurit, kërkesa e Partisë Demokratike është absurde.

“Pse u kujtuan tani një muaj përpara zgjedhjeve? Dhe që është edhe gjëja më qesharake. Mbaruan këtu 2 milionë votues jashtë vendit, u regjistruan të gjithë ata e na ngeli problemi tek ky numri i vogël që nuk kanë pasur asnjë dokument shqiptar? As të skaduar? Po t’i vesh të gjitha këto në peshore, është një kërkesë absurde, që e para është e pazbatueshme teknikisht, krijon probleme me sistemin, dhe hap siparin, dhe këtu e kam merakun më shumë si alibi, që nesër të ketë pretendime për manipulime me votues fiktivë. Se jam i bindur që po kjo opozitë që do të humbasë prapë zgjedhjet, do dalë e do thotë u manipulua sistemi, u futën njerëz që s’janë, duke e bërë pis procesin”, u shpreh Gjiknuri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement