Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po mban mbledhjen pasi presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të votohen amendamentet e vitit 2011, disa prej të cilave kaluan nga Gjykata Kushtetuese për votimin e Presidentit direkt nga populli.
Përparim Gruda nga PDK-ja, ka thënë se nuk ka asgjë të keqë që të hapet debat për ndryshime kushtetuese.
Por ai tha se amendamentet nuk mund të sillen 14 vjet më vonë.
“Amendamentet e bëra më shumë se një dekadë më parë nuk mund të sillen sot. Dhe këtë nuk mund ta sjellë presidentja Vjosa Osmani”.
“Kur amandamendet kalojnë ato shkojnë te komisioni për legjislasion, jo me nejt 14 vjet në arkiva dhe me i marrë presidentja me i sjëllë te ne”.