Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër votimit të fshehtë për kryekuvendaren, atëherë thotë se do ta respektojnë.
Sipas tij, nuk po ndryshohet metoda në gjysmë të procesit, pasi thotë se procesi nuk ka filluar ende.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Kushtetuese. Mos të harrojmë se i kem dy raste aty.
Nuk po ndrrohet metoda në gjysmë të procesit sepse ende s’ka filluar procesi. Ndërrimi i metodës është sërish kthim në fillim e jo ndryshim në gjysmë të rrugës”, tha Kurti në RTK.