Votim në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, Elezi tregon afatet dhe mënyrën e votimit për votuesit jashtë Kosovës - Gazeta Express
string(118) "votim-ne-perfaqesi-diplomatike-dhe-permes-postes-elezi-tregon-afatet-dhe-menyren-e-votimit-per-votuesit-jashte-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 21:20

Votim në përfaqësi diplomatike dhe përmes postës, Elezi tregon afatet dhe mënyrën e votimit për votuesit jashtë Kosovës

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 21:20

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka dhënë detaje për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

Elezi në Pressing tha se regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të nis nga data 26 nëntor.

“Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë me 26 nëntor dhe do të përfundojë me 6 dhjetor. Kjo bëhet përmes platformës së KQZ-së dhe përmes postës, ne inkurajojmë të përdoret platforma elektronike sepse është shumë e lehtë”, tha Elezi në Pressing, transmeton Express.

Ai shtoi se votimi bëhet në dy mënyra si, “votimi fizik në përfaqësitë diplomatike dhe votimi përmes postës”.

Video: