Votë diametralisht e ndryshme në fshatra nga ajo në qytete - Gazeta Express
string(58) "vote-diametralisht-e-ndryshme-ne-fshatra-nga-ajo-ne-qytete"

OP/ED

Gazeta Express

13/02/2021 12:33

Votë diametralisht e ndryshme në fshatra nga ajo në qytete

OP/ED

Gazeta Express

13/02/2021 12:33

Shkruan Gazmend Demolli, Data Artist, France

T’a kujtojmë dhe kuptojmë votën e zgjedhjeve të kaluara

Lexo Edhe:

Rezultatet zgjedhore të këtyre zgjedhjeve mund të tejkalojnë llogaritjet statistikore e parashikimet e lëvizjeve demografike. Mirëpo, megjithatë është e rëndësishme të kuptohet se cila kategori shoqërore do të lëvizë për të mundësuar ndryshimin e përfolur. Shpërndarja e votës në zgjedhjet e vitit 2019 na tregon që në qytetet e Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, Vetëvendosje ka fituar mesatarisht 45% të votës. Mirëpo, rezultati i partisë që projeksionet e parashohin si fituese të zgjedhjeve në fshatrat rreth këtyre qyteteve janë të dobëta. Në rrafshin e Dukagjinit VV ka marrë 9%. Nëse e vëmë një vijë që ndanë Kosovën në dysh, në pjesën perëndimore jashtë atyre 3 qyteteve ka marrë vetëm 12% të votave, pra partitë tjera kanë 88% të votave atje. Janë disa tema të përgjithshme, psh. të rinjtë që mbushin 18 vjet, shumica dërrmuese vijnë nga fshatrat, edhe pse trumpetohen si të VV-së, ose ndikimi i rrjeteve sociale që ka qenë sport i Vetëvendosjes, kësaj rradhe të gjitha partitë mirren me rrjete sociale. Por ta shohim nga aspekti rajonal se si mund të duken këto dyndje.

Për të kuptuar se ku do t’arrijnë partitë politike në këto zgjedhje, e para e punës është të kuptohet se prej nga vijnë ato. Për ta thjeshtësuar më tutje, për hirë të t’kuptuarit, le ta izolojmë votën e partisë që synon të ngritet më së shumti dhe të shohim se nga cila bazë ata projektojnë fitore të bindshme.

Për fillim të shohim se si është ndarë Lëvizja Vetëvendosje! me votuesit në rajonet e ndryshme të Kosovës. Për të kuptuar më mirë do ta vështrojmë votën sipas qendrave të votimit duke i vë më një anë votat në zonat urbane, pra në qytetet e mëdha dhe në anën tjetër votat në fshatra apo qytezat më të vogla. Për shembull, në komunën e Gjakovës do të shohim veçmas votat në qendrat e votimit në qytetin e Gjakovës nga ato në fshatrat Rogovë, Molliq etj.

Fillimisht shohim se vetëm 1/3 e votave, ose 33%, kanë ardhur nga qytetet, dhe 2/3 e tjera vijne nga fshatrat. Ndarë kështu, në qytete LVV ka marrë 40% të votave kurse në fshatra ka marrë 19% të votave mbrenda Kosovës. Pra, 51% të votave kanë ardhë nga qytetet.

Map

Description automatically generated

Nga figura më sipër shohim shpërndarjen e votës në zgjedhjet e kaluar, dhe nëse ndalemi një çast për të analizuar votën në pjesën perëndimore të Kosovës shohim një dallim shumë të madh në mes të votës nëpër fshatra dhe votës në qytetet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Në Gjakovë, pra në qytet VV ka marrë 52%, në Prizren 43% Pejë 33% kurse në fshatrat rreth tyre sidomos në rrafshin e Dukagjinit VV ka marrë 9%. Nëse e vëmë një vijë që ndanë Kosovën në dysh, në pjesën perëndimore jashtaë atyre 3 qyteteve ka marrë vetëm 12% të votave, pra partitë tjera kanë 88% të votave atje.

A picture containing chart

Description automatically generated

Cilët faktorë mund të bëjnë dyndje elektorati në këtë periudhë të shkurtër kohore?

Sondazhet e fundit tregojnë se ka një trend ngritje të votës për LVV në përgjithësi, që do të gjeneroj ngritje, por në anën tjetër mund të ketë faktorë të tjerë që mund të baraspeshojnë këtë rritje. Jane disa tema te pergjithshme, psh të rinjtë që mbushin 18 vjet, shumica dërrmuese vijnë nga fshatrat, edhe pse trumpetohen si të VV-së, ose ndikimi i rrjeteve sociale që ka qenë sport i Vetëvendosjes, kësaj rradhe të gjitha partite mirren me rrjete sociale. Por ta shohim nga aspekti rajonal se si mund të duken këto dyndje.

Drenicë (Skenderaj, Drenas, Malishevë) nga 60 mijë vota, VV pati marrë pak më shumë se 6 mijë vota, ndoshta mund të shtojë dy-tre mijë vota, por rrezultati do të varet më së shumti nga mobilizimi i PDK-së dhe Nisma-s, të cilat kanë bastionet e tyre në këto troje, kanë struktura të gjëra dhe kandidatë të shumtë dhe pritet të ketë një mobilizim. Unë shoh një fitore bindëse e PDKsë, një dyndje të një pjese të elektoratit të Nismes drejt PDKsë dhe një pjese në VV.

Dukagjin kemi disa drejtime dyndjesh. Qeverisja e mirë e LDK-së në Pejë do ta rrisë këtë parti në dëm të VV-së dhe AAK-së në qytet. Jashtë qytetit nuk do të ketë dyndje të rëndësishme në këtë kohë të shkurtër. Kjo vlenë për shumicën e fshatrave të Dukagjinit, ku nuk ka asnjë arsye që të ketë dyndje të reja. Nuk do të ketë dyndje as në Istog e Klinë. Në Gjakovë mund të ketë një dyndje korrigjuese, herën e kaluar votat i ka pruar Mimoza, por ajo nuk është inkuadruar në qeveri as në vendimmarrje, në të njëjten kohë qeverisja lokale në Gjakovë ka ndrruar dorë dhe ka fshirë nga memorja sadopak Mimozën. Por prapë-se-prapë Vetëvendosja do t’arrijë të rekrutojë votues të rinj dhe do t’a kaloj 50% në qytet. Dyndja më me rëndësi do të ndodhë për shkak të anullimit të autostradës së Dukagjinit nga VV, pra për shkak të deklasimit të Dukagjinit nga ana e VVse.

Anamorava, poashtu mund të ndihet e lënë anash, për shkak të anulimit arrogant të autostrades dhe mos-përfshirja e këtij koridori të rëndësishëm në programin e VVse. Konkurence do te kete nga LDK e Lutfi Hazirit i vendosur t’a rikthej votuesin, poashtu edhe nga AKR e Pacollit. Pra do te kete prurje por edhe humbje.

Prizreni, mund poashtu të ketë dyndje anulluese, për shkak të problemeve lokale, siq është problemi me grumbulluesit e mbeturinave ose ne pergjithesi aferat lokale.

Prishtina rritet edhe tutje por shihet se arrihet kulmi per shkak te ikjes se VVse nga temat e votuesit te qendres liberale. Rrezultatet ne Prishtine kryesisht do te determinohen nga dalja ne zgjedhje, nga moti qe do merr, nga rradhet e gjata apo jo ne vendvotime.

Podujeva, Mitrovica, Rrafshi i Kosovës do të kenë dyndje te tendencave lokale.

Jashta ketyre elementeve rajonal, duhet te permendim dyndjet e partive nga nje taborr ne tjetrin, siq është AKR me ato 2.5% sa ka marrë Pacolli brenda asaj liste më 2019. Nisma pa AKR që do t’a ketë të vështirë duelin e paparë me PDK dhe pa partnerin e mëparshëm, mund të humb entuziazem dhe mund te kete dyndje drejt VV dhe PDK. Dezertimi i Vjosa Osmanit mund të ketë një efekt të limituar, sepse ajo e ka përfunduar bartjen votuesin e LDK te VV në zgjedhjet e kaluara, por nuk mund të neglizhohet një gjë e tillë në Mitrovicë e rrethinë. AAK pa PSD humbet disa pikë, por duke e pranuar se do t’jenë të katërtit në rradhë do t’a demoralizojnë një pjesë të votuesit jashta bastionit Dukagjinas.

Një tjetër faktor tejet i rëndësishëm është kualiteti dhe shtrirja e kandidatëve në rajone. Është një koncenzus që LDK ka listen më të mirë dhe më të rrënjësuar gjithandej nëpër rajone, kjo do të jetë vendimtare për luftën për vendin e parë.

Zgjedhjet brendapartiake fitohen drejt ekstremit, ato nacionale drejt qendres. Më 2019 Kurti ishte qendrizuar pa masë edhe në stil edhe në përmbajtje, aq shumë sa u puthën me LDK, por kësaj rradhe pas problemeve me lista, fushata filloi e nervikosur, vazhdoi arrogante, me akter ekstremist mbrenda listave. Kjo nuk do të ndihmoj me votuesin e qendrës që kërkon institucionalizëm, rrespektim ligji, rrespektim kushtetute. Humbje e madhe.

Së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë anësore ndihmuan argumentet e LDKsë duke shtyer në realizimin e Marrëveshjes së arritur nga Hoti dhe duke dërguar një letër shumë të rëndësishme Vuçiqit.

Pra në fund të fundit Vetëvendosje ka fituar votues në një anë e ka humbur në anën tjetër.