string(99) "votat-ne-perfaqesite-diplomatike-kurti-prin-me-9577-sosh-i-dyti-hamza-pas-tij-abdixhiku-e-haradinaj"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 11:00

Votat në përfaqësitë diplomatike, Kurti prin me 9577 sosh, i dyti Hamza, pas tij Abdixhiku e Haradinaj

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 11:00

93.02% e votave të përfaqësive diplomatike janë numëruar deri sot në mëngjes.

Deri më tani kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 9577 vota.

Kurti pasohet nga ai i PDK-së, Bedri Hamza, i cili nga këto vota mori 897.

Kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 871 vota, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-Nisma ka 199 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë është duke u bërë numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike, ndërsa ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi./Express/