string(82) "votat-e-kandidateve-vijon-numerimi-vetem-ne-fier-e-tirane-kush-jane-me-te-votuarit"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 17:13

Votat e kandidatëve/ Vijon numërimi vetëm në Fier e Tiranë, kush janë më të votuarit

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 17:13

Në përfundim të numërimit të votave preferenciale në shumicën e qarqeve, PS kryeson me 83 mandate, ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 50 mandate, duke shënuar një rënie nga 63 mandatet e 2021. Numërimi vijon vetëm në qarqet e Tiranës dhe Fierit.

Nga 83 deputetët e PS-së, 37 janë zgjedhur me votë preferenciale, ndërsa 46 përfitojnë mandatet nga lista e mbyllur. Ndërsa në koalicionin opozitar, vetëm 7 deputetë janë zgjedhur me votë direkte nga 50 që ka koalicioni në total. Disa nga emrat e zgjedhur me votë preferenciale nga PD përfshijnë Gjin Gjonin në Lezhë dhe Arjan Ndojën në Durrës, të dy të përfolur për lidhje të dyshimta me krimin.

Në qarqet ku vazhdon numërimi, në Tiranë PD konkuron kryesisht mes Jorida Tabakut (13,901 vota) dhe Ilir Alimehmetit (12,806 vota) për një vend në listën e hapur, pasi PD ka siguruar vetëm 10 mandate në këtë qark.

Tek PS në Tiranë, kandidatët më të votuar janë Blendi Gonxhja (17,508 vota), Ervin Hoxha (14,511 vota) dhe Erion Braçe (14,113 vota). Nga gratë, Anila Denaj dhe Kejsi Elezi janë dy më të votuarat me përkatësisht 4,954 dhe 4,032 vota.

Shumë figura të njohura të PS, përfshirë Pandeli Majkon, Xhemal Qefalinë, Olta Xhaçkën dhe Mimi Kodhelin, nuk arritën të sigurojnë mandat përmes listave.