Votat e çuditshme të një gazetari: Messi, Van Dijk e Ronaldo jashtë top pesëshes - Gazeta Express
string(78) "votat-e-cuditshme-te-nje-gazetari-messi-van-dijk-e-ronaldo-jashte-top-peseshes"

Gazeta Express

03/12/2019 10:13

Votat e çuditshme të një gazetari: Messi, Van Dijk e Ronaldo jashtë top pesëshes

Gazeta Express

03/12/2019 10:13

Gazetari i zgjedhur nga Sri-Lanka për të votuar për Topin e Artë nuk i zgjodhi Lionel Messin, Virgil Van Dijkun ose Cristiano Ronaldon në top pesëshen e tij.

Se kush do të shpërblehet me Topin e Artë vendoset nga gazetarë nga rreth e përqark bota, të cilët zgjedhën nga secili vend nga një. Ky çmim është ndarë nga France Football që nga viti 1956 dhe pas ceremonisë publikohen votat e të gjithë gazetarëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Votat e gazetarëve të ndryshëm gjithmonë ngjallin diskutime nëpër rrjete sociale dhe kjo gjë ndodhi sërish këtë vit, me rastin e përfaqësuesit të Sri-Lankës.

Hafiz Marikar nga Daily News e zgjodhi Tren Alexander-Arnoldin si fitues të Topit të Artë për vitin 2019, ndërsa sulmuesin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyangun të dytin e Antoine Griezmannin e Barcelonës të tretin.

Robert Lewandowski i Bayern Muinichut ishte opsioni i katërt i gazetarit nga Sri-Lanka, ndërsa portieri i Barcelonës Marc-Andre ter Stegen e fitoi votën e tij të pestë dhe të fundit.

Asnjëri nga tre finalistët – Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo – nuk e mori votën e këtij gazetari.

I njëjti gazetar kishte votuar vitin e kaluar për Eden Hazardin, Roberto Firminon dhe Paul Pogban në top treshen e tij.  /Gazeta Express/