Vota e diasporës, Rama dërgon përfaqësuesit politikë në Greqi e Itali - Gazeta Express
string(68) "vota-e-diaspores-rama-dergon-perfaqesuesit-politike-ne-greqi-e-itali"

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2025 19:02

Vota e diasporës, Rama dërgon përfaqësuesit politikë në Greqi e Itali

Shqiperi

Gazeta Express

09/01/2025 19:02

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë disa prej drejtuesve politikë të qarqeve në shtetet ku ka një prezencë të lartë të shqiptarëve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi është marrë sot në mbledhjen që kryeministri Rama mbajti në selinë rozë me drejtuesit politikë, ku është bërë me dije se së shpejti do të rifillojë turi i diasporës në Greqi dhe Itali, aty nga ku pritet të jetë edhe numri më i lartë i pjesëmarrësve në zgjedhje.Drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi së bashku me kryetarin e bashkisë Ermal Dredha pritet të nisen së shpejti në Athinë, së bashku me drejtuesen politike të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi. Takimeve me diasporën pritet t’i rikthehet edhe kryeministri Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement