Vota e diasporës, 172 006 zarfe të mbërritura në KQZ
Shqiperi
Gazeta Express
09/05/2025 11:20
Kur na ndajnë 48 orë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, deri sot ora 10:30 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 172 006 zarfe me fletë votimi të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë 227 097 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Janë 18 838 zarfe me fletë votimi ende të patërhequra nga votuesit.
Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 69 954, ndjekur më pas nga Greqia 38 479, më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 38 929 zarfe, Fier 23 047, Durrës 18 562.
Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.