"Volumi i lëndës", "marrin kohë çështjet teknike", pse po vonohet publikimi i aktgjykimit të Kushtetueses? - Gazeta Express
string(99) "volumi-i-lendes-marrin-kohe-ceshtjet-teknike-pse-po-vonohet-publikimi-i-aktgjykimit-te-kushtetueses"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 23:42

“Volumi i lëndës”, “marrin kohë çështjet teknike”, pse po vonohet publikimi i aktgjykimit të Kushtetueses?

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 23:42

Seancat çdo dy ditëshe të korrikut u shpallën njëzëri te pavlefshme në dispozitivin e 8 gushtit.

E për t’u mbajtur tentime të reja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, duhet pritur publikimin e aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo s’u bë që 9 ditë, e arsyeja e vonesës për monitoruesit e drejtësisë lidhet me argumentimin e të vetmit kundërshtim nga 7-shja përbërëse e gjykatës.

Anise në bazë të rregulloreve nuk ka afat kufizues për publikimin e vendimit të plotë, Vullnet Bugaqku nga KDI shton se kohë marrin edhe çështjet teknike.

E profesori universitar, Mazllum Baraliu beson se kjo po ndodh shkaku i volumit te lëndës.

E kur do që shpallet ai aktgjykim, dikush dyshon se atë do e zbatojnë partitë në Kuvend.

Sapo aktgjykimi të publikohet e të bëhet i plotfuqishëm, do të shfuqizohet masa e përkohshme e seanca e 55 për konstituim duhet të thirret menjëherë e më së largu 48 orë më pas.