Volkswageni sjell modelin e ri Arteon Shooting Brake R - Gazeta Express
string(54) "volkswageni-sjell-modelin-e-ri-arteon-shooting-brake-r"

Gazeta Express

27/06/2020 11:34

Volkswageni sjell modelin e ri Arteon Shooting Brake R

Gazeta Express

27/06/2020 11:34

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Volkswagen, i ka publikuar pamjet e modelit të ri, Arteon Shooting Brake si dhe të variantit më sportiv të këtij modeli, Arteon Shooting Brake R me 316 kuaj-fuqi.

Për herë të parë, modeli Arteon është prodhuar në vitin 2017, por deri më tani nuk është ofruar në modelin karavan, shkruan “Autocar”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Modelet Fastback dhe Shooting Brake do të fillojnë të shiten në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, bashkë me modelet sportive R. Modeli Arteon Fastback R dhe modeli Arteon Shooting Brake R do të jenë të pajisur me motor 2.0 me katër cilindra, me benzinë, që prodhon 316 kuaj-fuqi.

Për më tepër, modelet sportive do të kenë shtatë shpejtësi me ndërrues automatik dhe sistemin për tërheqje me katër rrota, që Volksëageni e quan 4Motion.

Bagashi i këtij modeli ka kapacitet prej 565 litrash, ndërsa me ulëset e pasme të shtrira, ky kapacitet rritet në 1,632 litra.

Sistemi për asistim në vozitje ofron vozitje pjesërisht autonome deri në një shpejtësi prej 210 kilometrash në orë.

Pritet që modelet e reja të dalin në shitje me çmim fillestar prej 44,500 eurove.