Volkswageni do të pezullojë prodhimin në Evropë - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

18/03/2020 2:10

Volkswageni do të pezullojë prodhimin në Evropë

AutoTech

Gazeta Express

18/03/2020 2:10

Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, paralajmëron se po përgatitet që të pezullojë përkohësisht shumicën e fabrikave të tij në Evropë për shkak të pandemisë koronavirus.

Duke folur për mediat këtë të marte, kreu ekzekutiv Herbert Diess, ka thënë se kompania do të ndalonte prodhimin në fabrikat të cilat operoheshin nga brendet e grupit “në të ardhmen e afërt”, me shumicën e fabrikave evropiane për të cilat është vendosur që të ndërpritet puna për të paktën dy javë, shkruan CNBC.

Prodhimi në fabrikat e Volkswagenit në Spanjë, Sllovaki dhe Itali do të ndalohet para përfundimit të kësaj jave, shtoi Diess, transmeton Koha.

Gjithashtu, ky prodhues i madh i automjeteve paralajmëron se 2020-a do të jetë “një vit shumë i vështirë” pas shpërthimit të koronavirusit, i cili do të paraqesë “sfida të panjohur operacionale dhe financiare”.

“Përhapja e koronavirusit aktualisht po ndikon në ekonominë globale. Nuk dihet sigurt se sa ashpër ose për sa kohë do të ndikojë kjo edhe në Volkswagen Group”, ka thënë Frank Witter, kreu i financave në Volkswagen.

“Gjithashtu, aktualisht është pothuajse e pamundur të bëhet një parashikim i besueshëm. Jemi duke përdorur të gjitha masat në formë task-force për të mbështetur punonjësit tanë dhe familjet e tyre dhe për të stabilizuar biznesin tonë”, shtoi Witter.